BallinaVitrina e libritAvni Neziri-FLAS ME MUA

Avni Neziri-FLAS ME MUA

Lundroj ulur nëpër dallgë deti,
ëndërr varur në muret e mia,
në thellësi shpirti pëshpërit,
kujtimet nëpër zemër valvit.

Fotografinë, përkëdhel e ruaj,
vargje shpirti për ty shkruaj;
si lule që ujitet e kultivohet,
shpirt plot gjallëri të trajtohet.

Sa ëmbël më flet e buzëqesh,
e varur në mur, o princeshë!
Të dua, të ledhatoj me fjalë e sy,
si të ishe pranë, jetoja me ty.

Bilbili të sjell puthje e fjalë, të mia,
ledhato buzët me atë trëndafil;
më lundron zemra – fotografi mbi det,
në ato valë përplasem unë vetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT