Nuk dua ta lëndoj atë buzëqeshje,
as ta zbeh atë pafajësi;
dua të jem dritë në ditën tënde,
e natën ëndrra që të mban në qetësi.
Më lejo të jem regjisor i netëve të tua,
të shkruaj yje në qiellin pa kufi,
që çdo mëngjes të të gjejë duke buzëqeshur,
e ti arsyeja dhe strehë për shpirtin tim.
