BallinaVitrina e libritBjondina Agolli-FEMËR

Bjondina Agolli-FEMËR

Duron në heshtje, por kurrë nuk ndalet,
lufton me jetën, edhe kur vetëm eshte,
Qan në errësirë, lotët në jastëk i mbledh,
por në dritë buzëqesh, sikur plagë Nuk ka.

Dhimbjen e mban si mburojë në shpirt,
nuk e tregon, por Brenda digjet zjarr.
Në publik eshte e fortë, e qetë si det,
ndërsa nata e njeh, sa shumë ka qarë.

Pa mbështetje ec, por rrugën e gjen,
me hapa të lodhur, por kurrë nuk dorëzohet,
Se një femër e vërtetë, edhe kur bie,
ngrihet më fort… dhe më shumë beson.

Eshte forcë, eshte durim lufton çdo ditë,
Me zemër te thyer, por prapë ecen me dritë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT