BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Zgjidh ëndrrat!

Cerazela Kondi-Zgjidh ëndrrat!

Aty ku fjalët heshtin
fillon flet zemra.
Në heshtje,zgjohen mendimet.
Disa enden ndër vite dhe të tjerat
bëhen pyetje.

Të tjerat më të guximshme
hapin krahët e tyre dhe bëhen ëndrra.
Ëndrra që qëndrojnë nëpërmjet
të së djeshmes dhe të nesërmes.

Nëpërmjet me sa të lënduan
dhe sa beson që meritojnë
të lulëzojnë.
E djeshmja,la shënjat e saj.

Por nuk mund të burgosin
të ardhmen.
Dhe e nesërmja?
E nesërmja,është një premtim.

Një letër e bardhë që pret
të shkruhet,me besim,me forcë,
me dashuri.
Është horizonti,që të fton
të vazhdosh rrugën që fillove.

Akoma dhe kur çdo gjë
duket e vështirë.
Prandaj,zgjidh të ëndërrosh.
Akoma dhe nata, një çast largohet.

Për sa kohë zemra vazhdon të ëndërrojë
për të nesërmen,
do të jetë më e fortë se e djeshmja
GJITHMONË!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT