BallinaVitrina e libritDefrim Selmani-MBRËMJA NË POGRADEC

Defrim Selmani-MBRËMJA NË POGRADEC

Dielli po fshihet i përskuqur,
mbrapa maleve përtej në perëndim…
po sjell pas mbrëmjen e bukur,
dhe hënën e plot me shkelqim…

Nata po bie ngadalë në qyteti tim,
me dritëzat ndezur pak nga pak…
E yjet po ndizen në këtë perëndim,
në qiellin e purpurt ndezur flak.

E nata mbulon ç’do gjë përreth,
male, fusha, kodra ka kapluar…
Në qytetin tim dritëzat bëjnë festë,
bregut të liqenit pasqyruar
…
Në këtë natë magjike,në qytetin tim,
bregut të liqeni në këtë shëtitore…
Dritat me liqenin janë në ledhatim
me çiftet e dashuruar kapur për dore…

…natë e bukur sot në qytetin tim,
me drita dhe hënë ndriçuar….
E zgjuar rri kjo shëtitore deri në agim,
me bregun e liqenit zbukuruar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT