Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila lokalisht, veçanërisht në regjionin e Gjakovës, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 5-48 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 30°C. /MeteoKosova/
