BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Të jesh njeri?!

Landa Molishti-Të jesh njeri?!

Je njeri, kur dhimbja e tjetrit është më e madhe se e jotja.
Kur buka e thyer më dysh,
mban erë paqeje,
Kur mbi tryezën e drunjtë,
harta e botës vizatohet me thërrime.

Je njeri, kur lotët të rrjedhin për barkun e uritur, për atë fëmijë, që zgjat duart, me pjatën alumin bosh!…
Për atë fëmijë, që flë në tokë,
pa ngrënë, mënjanë këpucët e grisura.

Je njeri, kur duke ecë në rrugë,
ngrit sytë lart; shikon një dritare, e huaj me xhama të thyer, pa dritë…
-E, pëshpërit me vete;
Të gjorët, vallë brenda paska varfanjak të mitur?!..

Je njeri, kur lufton për lirinë, barazinë, drejtësinë e secilit.
Të jesh njeri, do të thotë:
Të japësh dorën, kur të gjithë shtrëngojnë grushtet.

Të jesh njeri, do të thotë;
Të zgjatësh dorën; atje ku lufta, ka lënë vetëm gërmadha e gjak.
Ti, të mos lutesh, të mos vajtosh, por, trimërisht të luftosh!

Të jesh njeri, do të thotë;
Ti, të bëhesh puls i fshehur,
Revoltë shpërthyese, në gjoksin akull të padrejtësive-tradhtive të babëzinjve të botës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT