Nuk ka rëndësi sa kilometra na ndajnë midis nesh, -sepse, besa jote, nuk njeh kufi gjeografik!
Është udhë e gdhendur, flakëruese si dritë, që mban peshën e çdo stuhie!
Ty, je ankora ime në ditët e vështira!
Kthjellues di të deshifrosh heshtjen time, në ditët më të errëta.
Kur humb shpresat, tretem në vetmi!..
Fjalët e t’ua janë vërtet terapi,
Eh! Shërojnë plagët e mia, si me magji.
Ne, nuk ndajmë thjesht; kohën që thërrmohet,
Një lidhje e shëndoshë, asnjë distancë nuk e prek dot!
Prania jote, kurrë nuk matet me hapa,
Rrezaton me maturinë, urtësinë, qetësinë si valë deti, që ngrohin zemrën time!
Afër apo larg jemi, kjo pak ka rëndësi, Ty, mbetesh besa, qëndresa ime, në çdo stuhi!…
