O vëllezër shqiptarë,
pashë atë Perëndi,
mos fyeni vëllanë
për asnjë parti.
Kombin mos e ndani,
se në një gjak rron,
si dy krerë të shqiponjës,
fortë së bashku qëndron.
Mos lejo, o shqiptar,
vëllanë ta quash shka,
as të gjakut grek,
e as ta quash tradhtar.
Qëndro kokën lart,
si dikur kur qëndrove,
me besë në flamur,
të parët kurrë s’i harrove!
Emrin tënd, o shqiptar,
ta dha vetë Perëndia,
që të jetosh në tokë të ndritshme,
ku ishte Arbëria.
Andaj, sa të jetë jeta,
mbështetu, o shqiptar,
jo në njerëz të huaj,
por gjithmonë në vëlla.
Se këtë gjak ky komb
e ka nga lashtësia,
ku qëndroi bashkë,
ku ishte Iliria.
