Balerina,
me puante të ngrëna në thembra
bën pirueta të dehura
rreth vetes
.
Kushedi ç’mendon për të
miliardën herë,
teksa flokët i digjen
shakave te luftërave.
Fik veten
me lotët
e dashnorëve
që mbushin detin
me kamardare.
Të vdekurit në guaska,
ruajnë perlat
me të cilat
tê gjallët zbukurojnë qafat.
Ben dashuri
në shtrate
që riciklohen në
letra
për revista mode.
Maskuar si mjellmë,
bën për të miliardën herë
vallëzimin e fundit.
