BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Çfarë ndodh në një lidhje...

Mimoza Lazaj-Çfarë ndodh në një lidhje…

Në një lidhje, kur hyn
një i tretë,
besimi thyhet një herë,
por dyshimi mbetet përgjithmonë.

Çdo mesazh, çdo vonesë,
bëhen pyetje pa përgjigje.
Ai tradhtoi, kërkon falje,
ajo u tradhtua, por kërkon
shpjegimin që nuk vjen kurrë.

Justifikime dhe fjalë boshe,
fjalë pa kuptim…

Dashuria mund të mbetet,
por siguria dhe besimi, jo.

Disa lidhje shërohen,
por asnjëherë nuk bëhen
ashtu siç ishin në fillim.

Çdo gjë ftohet,
njësoj si kafeja…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT