Monday, April 20, 2026
BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli-Brengë e heshtur

Mira Zaho Mëhilli-Brengë e heshtur

Psherëtimash ngushëllohen,
kokë më kokë tek bisedojnë:
-Lavdi Zotit janë mirë fëmija,
e mpirë shtëpia nga zbrazëtia.

Fluturuan vitet pa kuptuar,
u plakëm pa fëmijët pranë,
me nipër e mbesa na bekoi Zoti,
nuk mbajtëm dot njërin në krah!

E kështu, ditë pas dite,
tok tek bisedojnë,
lumturohen e trishtohen,
për ditë me ta në gojë.

Kurrë s’ua harrojnë ditëlindjet,
të dy vetëm për ta festojnë,
ngrejnë dolli me plot urime,
për së largu u gëzojnë.

Buza u qeshet, u ndrijnë sytë,
kur i shohin nga ekrani,
tek ligjërojnë me shqipen e çalë,
kohës le t’i mbetet faji.

Mallëngjimesh të drobitur,
më asgjë nuk kthehet pas,
u sëmbon thellë në zemër,
a do të jenë sërish bashkë?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT