Pse po shpërndan rrena
shoku im i çmuar,
se më vonë pendohesh
sa shumë ke ndryshuar?!
Punës i bën lak
gojës pak kapak,
turpi qoftë me ty
tash më lë rehat.
Njerëzit si ti
nuk kanë vend tek unë
se pa mund e djersë
nuk gjen vend askund.
Ik sa më larg
o, njeri ndjellakeq,
qofsh i turpëruar
se ke ves të keq?!
Kjo punë të poshtëron
askush më s’të çmon,
humbe shokë e miq
ik e shko për fiq!
Ty, ore i mjerë
sytë t’janë mjegulluar,
ke humbur rrugën
s’po di kah për t’shkuar.
Një zë i fuqishëm
nga toka po del,
ikni o tradhtarë
n’Kosovë s’keni vend.
