Baki Ramuka,kur përmendet emri i tij,të gjithëve i’u bie ndërmend kontributi i tij ndërvite në trevën e Hani Elezit dhe më gjerë.
Ai kudo ku është shfaqur nevoja për të ndihmuar ka qenë i pari,duke kontribuar në forma të ndryshme.
Në shenjë respekti për kontributin e afaristit tashmë të ndjerë,Baki Ramuka,sot në përvjetorin jubilar të ditës së shkollës në Shkollën e Mesme “Dardania”,drejtori i kësaj shkolle,Ziber Xhoni,ndau mirënjohje për Baki Ramukën.
Mirënjohjen e pranoi djali i të ndjerit,Baki Ramuka,Shemë Ramuka.
Duhet cekur se kontributin për trevën e Hani Elezit,nuk po e ndalin edhe djemtë e Baki Ramukës,Sherifi dhe Shema,të cilët janë në gjendje të ndihmojnë kudo dhe në çfarëdo forme që shfaqet nevoja
