BallinaVitrina e libritNita Bardhi-A është zbrazëti kjo pikë n’mes t’zemrës?

Nita Bardhi-A është zbrazëti kjo pikë n’mes t’zemrës?

A është zbrazëti kjo pikë n’mes t’zemrës?
Kjo natë është ndryshe.
Po kuptoj se largësia është afërsi pa asnjë tik-tak,
e zbrazëtia e bardhë,
më e bardhë se vera që po pij,
më e dehur se ngatërresat
që m’vrerosin motmotet e fundit.
Po kuptoj
se cakërrimi i gotave është ngashërim,
dollia mashtrim.

Këngës që është në sfond
nuk ia kuptoj asnjë fjalë
por prap ma ngre shpirtin peshë.
Kanë fillu t’më flasin meloditë.
Po përhumbem
mes orkestrash
pa e dit se cilin instrument e luaj.

Kjo natë
është krejt ma ndryshe.
Pakuptimet marin forma.
Po bëhen statuja prej ajri
e kuptimet po njollojnë n’bardhësi t’zbrazëtisë,
n’asgjën që i bën hendek fjalëve dhe t’vërtetës.

Zor me jetu n’heshtjen që bërtet brendësive
si i burgosur që don vdekjen
më shumë se lirinë.
Zor me ngritë dolli pa vetveten,
teksa i sheh t’dehuna shembëllimet e krejt netëve.

Po,
për besë,
kjo natë është ma ndryshe,
është largësia
më perfekte
nga të qenit esëll,
afërsia
më perfekte
nga të qenit mes mjegullës
një hiç.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT