Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka rritur shqetësimet te Real Madridi dhe ka përshpejtuar diskutimet për të ardhmen e trajnerit.
Një sezon që pritej të sillte sukses në Evropë është kthyer në zhgënjim, duke rritur presionin mbi Alvaro Arbeloan dhe drejtuesit e klubit.
Ky eliminim nuk shihet vetëm si një dështim sportiv, por edhe si një goditje për identitetin e Real Madridit, klub që historikisht është i lidhur ngushtë me dominimin në këtë garë. Për këtë arsye, presidenti Florentino Perez dhe bordi kanë nisur seriozisht analizat për një ndryshim të mundshëm në stolin e skuadrës.
Sipas The Athletic, në listën e kandidatëve për zëvendësim përmenden emra të njohur si Jurgen Klopp, Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Mauricio Pochettino.

Klopp shihet si një opsion ideal për nisjen e një cikli të ri, falë aftësisë së tij për të ndërtuar ekipe dhe për të krijuar identitet të fortë loje, megjithëse deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete./Ora.info/
