BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Ora e shqiptarisë

Rubjana Nika-Ora e shqiptarisë

A po e sheh moj, hallemadhe,
bijtë e tu po t’dalin për Zot,
s’po e lejn gjuhën me u bjerr
e gjakun e trimave me shku kot.

A po e ndin oj Nanë fisnike,
trandet toka nga kamb e shqiptarit,
kur si grusht mblidhen për ty,
e nigjojn t’ranët, prej varrit.

A po e ndin sa bukur flasin,
si e lartojnë gjuhën e dheut,
bijtë e Ismail Qemalit,
bijtë trima të Skënderbeut.

A po e ndin moj nana jonë,
si na gufon zemra n’kraharor,
kur marshojnë bijtë e tu,
lidhur fort me flamur në dorë.

Shihi pra bijtë e tu,
ngjoje kangën e fuqishme,
që ritmon me rrahje zemre,
a e ndjen sa e furishme.

Është zani shekullor,
është vetë kënga e lirisë,
zjarr në zemër,flamuri në dorë,
është ora e shqiptarisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT