BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-AJO KA EMRIN TËND, BLIN!

Valbona Ahmeti-AJO KA EMRIN TËND, BLIN!

Nuk e kuptoja
nga vinte ky zë i brishtë,
që çelte agimet e shpirtit tim,
më thërriste si era kur përkund trëndafilat butësishtë.

Erdhe me bukurinë e stinës së verës,
me krahë fluturash zbrite në prehrin tim,
duke lënë pas një shteg ylberësh,
Koha, për një çast, harroi të marrë frymë…

Melodia e zërit tënd më mbështjell me qetësinë e një nate të mbushur me yje,
më fton te burimi i ëndrrave të kahershme,
aty ku heshtja bëhet muzikë në çdo kënd,
Kur qan e kur qesh,me fal jetë,
yjet në qiell i ndezë.

Me fytyrën engjëllore
m’i përkëdhel flatrat e shpirtit,
si një simfoni notash që drithëron zemrën.
Më ngacmon e më ledhaton
me sytë si xhevahirë, sublimë në dritë,
e unë rilind, çdo ditë,
si lulja që zgjohet
pas vesës së mëngjesit.

Pastaj, pa e kuptuar,
më fale një emër tjetër,
atë që zemra ime
e kishte pritur prej kohësh.

Që nga ai çast,
vera nuk është më thjesht një stinë
Ajo ka emrin tënd, BLIN!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Jahe Fida-Pa folur…

Asdreni-Ora E Zemres