BallinaSportVojvoda prezantohet te Udinese:Jam këtu për të fituar, do të jap maksimumin

Vojvoda prezantohet te Udinese:Jam këtu për të fituar, do të jap maksimumin

Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Udineses, pasi kompletoi transferimin nga Como gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Kosovës u shfaq i entuziazmuar për sfidën e re në Serie A, duke theksuar se objektivi i tij është t’ia shpërblejë klubit besimin me paraqitje të mira dhe përkushtim maksimal në fushë.

Vojvoda bëri të ditur se skuadra është në fazën e ndërtimit dhe po punon intensivisht për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri, ndërsa shprehu bindjen se Udinese ka potencial për të synuar rezultate të rëndësishme.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për fjalët e mira. Synimi im është t’ia shpërblej klubit besimin duke dhënë gjithmonë maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar trajnerin dhe skuadrën, me dëshirën për të arritur sa më shumë suksese”, tha ai.

“Jemi vetëm në fillim të rrugëtimit dhe po punojmë fort për të ndërtuar bazat e sezonit. Do ta marrim çdo ndeshje me radhë dhe më pas do të shohim deri ku mund të arrijmë. Jam një futbollist ambicioz dhe besoj se edhe Udinese, si një klub i madh, duhet të ketë objektiva të lartë, veçanërisht në një vit kaq të rëndësishëm si 130-vjetori i themelimit të klubit”.

“Sa i përket pozicionit në fushë, jam i gatshëm të luaj kudo që trajneri e konsideron të nevojshme. Më pëlqen të fitoj dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin”, deklaroi Vojvoda gjatë prezantimit të tij.

Me transferimin te Udinese, 30-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij në elitën e futbollit italian, me synimin për t’u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës bardhezi në sezonin e ri./rtk

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT