Çka fshihet te ti?
Ego dhe vetëm ego.
Që vallëzove pa nota,
Duke rrahur tokën, çakorduar
Me takat e mprehta -jo, do si do.
Krushqit mbetën të shastisur,
U gjuajt me gota,
U gjuajt me tortë,
E madje edhe më keq.
Para se të lemeritesh,
Të panë nën shoqërinë e djallit.
Ishte i gjatë dhe foli për ty;
Në emrin tënd shpifi –
Shpifët të dy:
Ai me krenari,
E ti me dinakëri.
Gjithçka doli prej shtrati,
Fushat u bënë lumë,
E lulet i mbuloi rëra.
