I paftuar sot erdha me zemër të dridhur
si violina që dridh telat e saj
çdo hap që ti bën,në mua gozhdohet një kujtim
ëndrrat e jetës tani u shuan.
Sytë të shkëlqejnë si drita e hënës
të një natë që mbushet me premtime të reja
fjalët të janë zënë në fyt
e loti të tradhton
Për dore ke një dashuri të re
zemra më flet në heshtje
“dashuria juaj le të rritet “
thash me gjysmë zëri
Në dasmën tënde hëna është e zbehët
yjet nuk janë më afër si herave tjera
zemra ende të kërkon
edhe në përjetësi
