Saturday, April 18, 2026
BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj-Nisja

Majlinda Pajaj-Nisja

Nisja drejt fluturimit dhe sytë marrin me vete dhimbjen,
loti mbledh erën e mallit dhe portretin e krisur të ndarjes,
nga toka e zemrës që s’di të të harrojë.

Me një valixhe të mbushur me lot e mall,
mbi qiellin e kaltër, mbi re si një pulëbardhë,
ku rëndesa s’peshon në duar, por në shpirt,
endesh mes kujtimeve që s’të lënë të qetë.

Në çdo kthim koke, një fshat që të thërret,
një nënë që fsheh lotin pas buzëqeshjes,
një derë që mbetet hapur në pritje,
dhe një tokë që të njeh hapin edhe kur je larg.

Ah mërgim…
ti nuk je veç largësi,
je një plagë që mësohet të jetojë me ty,
dhe një dashuri që kurrë nuk merr fund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT