Tetë anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi ,sot kanë vdekur në aksidentin e sotëm në Bullgari. Reporterja në Alsat tha se të afërmit e tyre janë të tronditur.
Njëri nga të afërmit tregoi se lajmin e mori në orët e hershme të mëngjesit, por tha se deri në orën 6:00 nuk ka mundur t’u tregojë pjesëtarëve te familjes .
“Në ora 3 e mëngjesit jam zgju. Kam dashtë të iki për Zvicër. E hapa Facebook-un dhe e mora informatën. Deri në orën 6 s’munda t’i japë informatat. Atëherë e informova gruan, miqtë e mi, pastaj dajtë”, – u shpreh ai .
45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, e kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasoj e përfshirjes së autobusit në flak .
Në mesin e tyre gjenden viktima edhe fëmijë .Shtatë te mbijetuar po trajtohen ne spitalin e kryeqytetit të Bullgarisë.