Filmi më i ri i James Bond “No Time To Die “ është bërë zyrtarisht filmi me fitimet më të larta për vitin 2021, poashtu edhe filmi me fitime më të larta gjatë pandemisë.
Me 729.1 milionë dollarë në mbarë botën , filmi kalon rekordin e mëparshëm me fitime më të larta , Fast furious 9 (725.3 milionë dollarë në mbarë botën .)
Filmi i Bond-it i 25-të , i cili ka shënuar daljen e fundit te Daniel Craig si superspiun britanik ,u shfaq jashtë shtetit në fund të shtatorit pas shum vonesave shkaku i COVID . Edhe pse me vonesa të shumta ,shifra e arkëtimeve te filmit u rritën me shpejtësi .
Photo credit : Web