Monday, December 9, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik nga Shpresa Zurnaci

Cikël poetik nga Shpresa Zurnaci

ATË DITË

Atë ditë me vapë more udhë

udhë të pa fund

mbete me kokë kthyer mbrapa

i shtangur e i tretur në mendime

e ndjeve veten të pa strehë.

Nuk gjete qetësi për veten e as për mua

era të përplasë në një lëndinë të largët

aty gjete veten të harruar e të mbaruar.

Nuk u plotësove dot

të mungonte gjysma e zemrës tënde

që e le si peng të huazuar.

Po kush vallë ikën aq larg

pa një dëshirë të plotësuar

që s’u mbushka

 si një enë e pa fund.

Duke mbushur enën në krua

të pres gjithë ditën, gjithë mbrëmjen

nga etja ke për tu mbaruar.

Shpesh herë themi

kot kemi harxhuar kohën

fatin s’mundesh me ndryshuar.

………………………………………….

ËSHTË ETJA PËR TY

Është ndjenja e mendimit tënd

Që më lumturon ditën

Është etja e trazuar që nuk ze vend

mendimi që çdo çast më zë pritën

Është kënga e pa kënduar për ty

Që ma vjedh edhe gjumin

është ndjenja e pa shuar e etjes për ty

Që orë e çast e shtrëngon ndër duar

Dhe ç’ti them mallit të trazuar

kur gjithçka djeg brenda meje

Dhe etja nuk ka të shuar

Që e ruaj në shpirt e më merr me vete

Është etja për ty …Mëmëdhe

………………………………………………………..

IKJE PA DASHJE

Ku vajte ku mbete

Vendin e la te zbrazet

La gjuhen te shtrenjtën

E pyeta grurin me kallinj

Ai vetëm heshti

Dhe thirra me te madhe

O nënë shqiponje a po më dëgjon

Andej nga shkon Evropë,  Azi, Amerikë

U bën te fala gjithë njerëzve të mi

Dhe thuaj se Kosovën e mbyti varfëria mjerimi e uria.

I pyeta valët e detit

Ku mund gjejmë shtegtim

As qielli i murrmë s’më jep dot shpjegim

As toka e molisur s’më jep ngushëllim.

As guri fortë që më rri soditur

Edhe muranat po të rrezohen mbi mua
se gjej dot veten jam e harruar

……………………………………………………………………………….

Jetëshkrimi

Shpresa (Gashi) Zurnaci ka lindur më 19 dhjetor 1967 në Prizren. Mbi tri dekada jeton në Izmir të Turqisë. E martuar për një shqiptar, familja e të cilit qysh në vitin 1957 ishte shpërngulur në Turqi.

     E gjendur në mes të sfidës së ruajtjes së identitetit dhe elementit kryesor – gjuhës, Shpresa, që prej tri dekadave ka bërë përpjekje të vazhdueshme, dhe pavarësisht rrethit ku jeton, ka arritur ta ruajë e ta kultivojë gjuhen shqipe.

      Duke qenë e rrethuar me këto vështirësi, me këmbëngulje ka arritur të kultivojë këtë vlerë sa të çmuar, aq edhe kombëtare. Pasion i shpirtit të saj është leximi i librave, i zhanreve të ndryshme, pa e lënë anash edhe krijimin artistik për të kontribuuar në artin e fjalës.

     Shpresa Zurnaci, shkrimet e veta, qoftë në llojin e poezisë̈, qoftë ato prozaik, deri në këto kohë, me të madhe i ka publikuar në rrjetet sociale, por kohet e fundit, sikur ka filluar ta tregojë vetveten edhe përmes botimit të librave.

Shpresa, ndonëse larg atdheut, lidhjet me tokën mëmë, Prizrenin e Kosovën, i mban të pashkëputura. Thuajse çdo vit kthehet në Prizren në gjirin e familjes, duke u çmallur me miqtë e artit, shokët dhe shoqet e shkollave, që nga rinia e hershme dhe i mban edhe sot e kësaj dite si reliktet më të shtrenjta të jetës.

Deri më tani ka botuar këto librat:

1. “Dhimbje e shkruar”; poezi,

2. “Mall i pashuar”; poezi,

3. “Jam mësuar t`u jap jetë kujtimeve”; poezi,

4. “Copëza jete”; poezi,

5. “Largësi e mall”; poezi,

6. “Etje e shpirtit të trazuar”; poezi

7. “Ëndërr që nuk shteron”; poezi

8. “Gjurmë të humbura”; poezi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT