Saturday, July 27, 2024
BallinaSportSot bëhen një vit pa legjendën e futbollit Diego Maradona

Sot bëhen një vit pa legjendën e futbollit Diego Maradona

Sot bëhet një vit nga vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona, i cilësuar nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.


Klubet e Argjentinës sot do të mbajnë një minutë heshtje para ndeshjeve, , për të nderuar numrin e famshëm të fanellës së Maradonës 10.

Në Naples do të zbulohen dy statuja të fituesit të Kupës Botërore, aty ku futbollisti kaloi një pjesë të karrierës, shkruan Timesofindia, përcjell Klankosova.tv.

Maradona vdiq nga një sulm kardiak nëntorin e kaluar, në moshën 60 vjeçare, pak javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru.

Ish-ylli i Boca Jonuiors, Barcelonës dhe Napolit luftoi për vite me varësinë nga kokaina dhe alkooli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT