Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeVetëm 12 raste të reja me virus në Kosovë

Vetëm 12 raste të reja me virus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar raste të reja me virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.

Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. Në total numri i rasteve aktive është 323.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT