Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritGezuar festen! -Hajri Kasemi

Gezuar festen! -Hajri Kasemi

Gezuar festen!

Ta gezojmë ne Shqiptaret,

deklaraten e mëvetesise,

mbas feste te luftojmë,

per arritjen e pavaresise.

Vetem nje flamur

dhe veç me nje zë,

ashtu ne si komb,

do të bëhemi një.

Ka vetëm Shqiptar,

s’ka Gegë e Toskë,

boll pritem nga i huaji,

të na hedhe kockë.

Shko ne Çameri,

jam Shqiptar thuaj,

sot mbas 109 vjet,

mbetet toke e huaj.

U vranë Dardanët,

qe i ndihmoi bota,

ç’shohim e degjojmë,

me keq sillet rrota.

Thonë se pa Shqipar,

nuk ka Maqedoni,

kesaj i thonë me dele,

të besh stan me dhi.

Gezohemi qe ne Mal te Zi,

Shqiptari u be minister,

e quajme arritje te madhe,

megjithese me kapister.

E mbytem vendin,

me lloj lloj partira,

si eshte ndarë sot,

s’ka qenë Shqiptaria.

Ç’do dite shtohen,

kisha dhe xhamija,

mburremi si tolerant,

shikoj hallet e mija.

Per ata qe luftuan,

28 Nentori ishte fitore,

por jo qe ne te mburremi,

neper sheshe dhe foltore.

Po mbushen 600 vite,

qe po luftojme si komb,

ende jemi tek deklaratat,

me mburrje festojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT