Friday, March 29, 2024
BallinaLajmePlagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës.Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia tha se viktimat janë plagosur nga persona të panjohur.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivet e plagosjes mbeten akoma të panjohura.

“Rreth orës15:30 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka konfirmuar policia për Express.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT