Friday, April 19, 2024
BallinaLajmeAsnjë viktimë dhe vetëm 4 raste të reja me virus

Asnjë viktimë dhe vetëm 4 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 4 raste të reja me virus.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.

Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.

Në total numri i rasteve aktive është 324.

Më poshtë njoftimi nga MSH. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT