Monday, December 9, 2024
BallinaLajmeVarianti “Omicron” duhet të merret seriozisht, ka shumë të panjohura

Varianti “Omicron” duhet të merret seriozisht, ka shumë të panjohura

Shkencëtarët po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse me të vërtetë përhapet më shpejt, shmang imunitetin ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se shumica e njerëzve nuk po sëmuren rëndë nga ky variant, megjithëse ka ende shumë për të mësuar rreth tij.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thanë se edhe ky variant, sikurse gjithë të tjerët, duhet të merret seriozisht.

Ata thanë se “Omicron” ka ende shumë të panjohura dhe se çdo shtet është i rrezikuar nga ky variant i virusit COVID-19.

Çdo variant i SARS COV-2 duhet të merret me seriozitet, e gjithashtu edhe varianti “Omicron” për të cilin ende ka shumë të panjohura. Çdo shtet është i rrezikuar nga ky dhe variantet e tjera të virusit SARS COV-2, prandaj duhet ndërmarrë masa parandaluese duke kombinuar qasjen: zbatim i masave ne fuqi dhe vaksinim i popullatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Klan Kosova.

Nga kjo ministri thanë se aktualisht në Kosovë është situatë e qetë epidemiologjike, por që duhet të ketë kujdes maksimal.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT