Thursday, April 25, 2024
BallinaLajmeSot pensionohet Majlinda Kelmendi ,​me ceremoni shtetërore

Sot pensionohet Majlinda Kelmendi ,​me ceremoni shtetërore

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht sot do të pensionohet nga të gjitha aktivitetet e saj si xhudistë aktive.

Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim ne ora 18:00.

Majlinda pati arritje të mëdha në skenën botërore të xhudos gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 trofe shumë të rëndësishme në këtë sport

Majlinda Kelmendi ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).

Së fundi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë.

Ajo tashmë është angazhuar si trajnerë e këtij sporti përkrah trajnerit Driton Kuka.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT