Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeRama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës.

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.

Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.

“Unë Përparim Rama betohem se do ti kryej detyrat dhe do ti ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nderë, besnikëri, në mënyrë të paanshme….”, tha Rama.

Para pranim-dorëzimit të detyrës, u pa një përqafim i “ngrohtë” mes ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Përparim Ramës.

Ai shtoi se sot është ditë e veçantë për qytetarët e Prishtinës.

Në legjislaturën e re të asamblesë komunale u panë të jenë gjithë këshilltarët komunal nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV’së për kryetar, Arben Vitia.

Asamblistët e LVV’së, u betuan edhe para flamurit kombëtar, të cilin e kishin vendosur para tavolinave të tyre.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT