RRËFIM SHPIRTI
****************
Dikur një bursë dramaturgjie
Fitova unë me djersë të ballit.
Por, kurrë s’ma dhanë, e mbeti hije…
Që të kujtojë kohën e djallit…
Ndaj s’është çudi, që unë sot shkruaj.
Të shpreh, të flasë, në gjuhë hyjnore,
Si musht i verërave i ruaja,
Ky shpirt shpërtheu “lule bore”.
Vazhdojë të shkruaj, shqipen qartë,
Në shpirt një botë e re, dhunti,
S’do druhem për vargun e zjarrtë…
Se mbyll më zemrën si kuti.
O Zot i madh, të qofsha falë!
Se mbas një dhimbje, të thellë shumë,
Më dhe një shpirt të gjërë si mal.
Me shkronja fjalët bëjë pëllumb…
U desh një gjëmë që u përmenda.
Të më godasë, e të më çajë,
E të shpërthejë, çka mbaja brenda,
Si terapi që të mos qajë.
Ajo humnerë në gjoksin bosh
O Zot, shndërrohet në një minierë!
Muzë e ngujuar ngrihet që poshtë,
Si nga një dorë, si nga një erë.
S’e di në jam a s’jam poete!
Por, unë mbas gishtit, dot nuk fshihem…
Se kur më thonë poete “tretem”.
Ndoshta dhe s’jam e veçse ndihem …
Sa shumë punë duhet dhe sa takat,
Shpeshherë nuk gjejë të duhurat fjalë,
Por, kam një sedër kurrë në inat,
Një muzë sy blu, si det me valë. (Motrën)
E një cop letër të shkruaj thjeshtë,
Dua ti jap shumë dashuri.
Në do më falnin një tjetër jetë,
Vargje do thurja përseri…
………………………………………………………..
Ishte Nëntor
****************
Ishte Nëntor. Një “shok” të themi na trokiti në derë.
Erdhi që të “bisedonte” me babain tim.
Pikërisht si sot 5 vjet më parë,
Por, që atëherë i pres që të vijnë.
Nuk e di për ku shkuan…
E mori , edhe ikën dorë për dorë , si të ishin femijë .
Siç duket për në një drejtim te panjohur…
O hënë e qiellit ,të kenë ardhur për tek ty!?..
Edhe unë u mësova , si një nënë të presë,të presë …
Kisha ngelur në këmbë e pa fjalë.
E veçse hënën vështroja në sy .
Ajo sikur më buzëqeshi, s’e nuk kisha më fuqi të dyluftoja me vdekjen.
Na trokiti në derë tre herë, çdo tre ditë.
Pastaj, dalëngadalë e mora veten,
me heshtjen lidhëm një fjalë,
që të flisnim mes vargjeve .
Të shkriheshim mes tyre si sheqer…
E kështu u bëm dy shok, si dielli me malin .
E vendosëm me vdekjen ta kishim të prerë…
……………………………………………………………….
Një fund i ditur…
****************
Kjo botë e tëra paradoksale,
dhe dyfytyrëse gjithashtu,
ky fati i jetës, jetës fatale,
është si lavjerrësi tutje të-hu.
Që kurse tokës u shpik njeriu,
me qindra, e mijëra vjet më parë,
bashkë me atë si bari mbiu,
Zullum mëkati mbi botën mbare.
Do thoni , bota evoluoi,
në djall të vejë evoluimi,
që bëri njerëzit të kësisoj,
është i vetvetes kërcënimi,
ky djall njeri , me vampirë gojë
sepse,më s’ ka din e iman,
s’ka më fisnikëri e besë,
botë interesi është anembanë,
e krimit në emër të fesë .
Kush tha kjo s’është një luftë e tretë!?
Një luftë pa armë, një luftë e ftohtë!?
me “armë truri” njeriu vret,
botë satanai ,kjo botë sot.
Dhe si ortega në tatëpjetë,
shpirti në një amin arritur,
çdo rrokullisje , shiritin pret,
të një prag fundi ,fundi të ditur…
Se nuk e duam më njeri- tjetrin,
se me dëshirë s’bëjmë më respekt,
në këmbë nuk ngrihemi për më të vjetrin,
s’themi suksese në çdo aspekt.
E gishti na është bërë hosten,
Fjalën ndjesë s’ përdorim kurrë,
tek mburremi denbabaden,
bëjmë dhe dallimin grua, burrë.
Pra ,botë e prishur me pak fjalë,
s’është si dikur më njerëzimi,
e s’dihet tymi ku do dalë…
Është dorëzuar edhe vet Zot trimi….
Kjo botë e gjitha paradoksale
Dhe dyfytyrëse gjithashtu…