Monday, October 7, 2024
BallinaLajmeSkender Krasniqi shpallet fajtor dhe dënohet për vrasjen e djalit

Skender Krasniqi shpallet fajtor dhe dënohet për vrasjen e djalit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skender Krasniqin, për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit .

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Skender Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, dhe dënohet me 3 vite e pesë muaj burgim.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT