Donaldi vazhdon të jetë nga protagonistët më të përfolur brenda shtëpisë por edhe nga publiku jashtë.
Natën e mbrëmshme në shtëpi u fut Romeo, i cili i bëri një befasi së pari Donaldit e pastaj edhe banorëve.

Romeo i tha Donaldit se kishte zgjidhur të gjitha telashet e tij jashtë dhe nuk dihet nëse këtu përfshiu
U duk sikur vëllau i dha përkrahje të madhe atij sa i përket raportit të krijuar brenda me Beatrix dhe e inkurajoi të ndjekë zemrën duke e komplimentuar se “është treguar burrë”.
Por si duket diçka ka ndikuar pasi Donaldi bëri një sjellje që ka ngjallur dyshime në rrjet.
Faqja “Vipat e bllokut” ka kapur detajin se Donaldi është kthyer për të fjetur në shtrat me DJ PM, pas disa mbrëmjeve rresht që gjumin e bënte me Beatrix.

Mbetet të shihet sjellja në vijim për të parë nëse bëhet fjalë për rastësi apo ftohje që vjen nga ndonjë mesazh i transmetuar nga jashtë.
