Friday, March 29, 2024
BallinaLajmeAlban Ramosaj flet për herë të parë për raportin Beatrix-Donald: ‘E vërteta...

Alban Ramosaj flet për herë të parë për raportin Beatrix-Donald: ‘E vërteta …’

Së fundmi i ftuar në “Pardon My French” ishte Alban Ramosaj dhe një nga temat më të diskutuara është hyrja e motrës së tij, Beatrix Ramosaj në shtëpinë e famshme dhe kjo akoma më shumë për raportin shumë të afërt të saj me Donald Veshajn .

Një marrëdhënie shumë e përfolur, që më në fund komentohet nga vëllai i këngëtares, Albani.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të…”, u shpreh Albani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT