Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeDigjet një veturë në rrugën Kamenicë-Prishtinë...

Digjet një veturë në rrugën Kamenicë-Prishtinë…

Para pak minutash veturë ka marrë flakë në rrugën Kamenicë-Prishtinë.


Në videot e dërguara në redaksi të Telegrafit shihet se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar për të shuar zjarrin.

Nuk dihet, nëse përveç dëmeve materiale, ka edhe pasoja në njerëz. Ndërkaq, për shkak të djegies së veturës, është shkaktuar kolonë të veturave në rrugë.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me rastin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT