Monday, October 7, 2024
BallinaLajmeTentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor për ta kaluar kufirin pa poseduar...

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor për ta kaluar kufirin pa poseduar certifikatën e vaksinimit apo testin anti-covid

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, që tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor për ta kaluar kufirin pa poseduar certifikatën e vaksinimit apo testin anti-covid

Me anë të një njoftimi për media, Policia ka bërë të ditur se sot me datë 09.12.2021, në ora 11:55, për ta kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në hyrje ka ardhur automjeti Audi A4, ngjyrë e zezë, të cilin e drejtonte shtetasi i shqiptar me iniciale (A.B.) viti i lindjes 1996.

Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para. Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.



TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT