Drejtori i Infektivës thotë se ardhja e mërgimtarëve mund t’i rrisë rastet me Covid-19
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se vaksinimi duhet të ndodhë shumë shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e saj.
Sipas doktor Vishaj, mundësia e mundit mund të shfaqet epidemik të ndodh për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.
“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”.
“Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”.