Friday, April 19, 2024
BallinaLajmeBerisha: Koha kur deputeti Basha mund të bënte pazar me fatet e...

Berisha: Koha kur deputeti Basha mund të bënte pazar me fatet e PD-së ka marrë fund

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas mbledhjes së kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike, ku u votua për shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Lulzim Basha.

Berisha përmes një postimi në facebook, ka thënë se koha kur Basha mund të bënte, siç i quan ai, pazare me fatet e kësaj partie, ka marrë fund.

“Koha kur deputeti Basha mund të bënte pazar me fatet e Partisë Demokratike ka marrë fund. Ditët kur Partia shërbente si hipotekë për borxhet e kryetarit kanë përfunduar! Në një ditë historike, 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosen sot, të rimarrin në dorë fatet e Partisë Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashën në një spektakël të vërtetë demokracie të ngjashëm me standardet amerikane.Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake çdo dëshirë të deputetit Basha për të thirrur Këshillin Kombëtar, për të shkarkuar drejtuesin e këtij Këshilli apo për të marrë masa disiplinore ndaj përfaqësuesve të mijëra demokratëve që me votë të lirë dhe legjitime vendosën sot shkarkimin e tij!. Komisioni fton të gjithë drejtuesit e PD-së të lexojnë dhe respektojnë vullnetin e shumicës që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën!”, ka thënë Berisha duke shtuar se sot është dita për t’u bashkuar dhe jo për të përçarë e “përjashtuar” partinë për karrigen e thyer të ish-kryetarit, ka thënë Berisha

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT