Pas një pauze disa mujore, Meriton Mjekiqi është rikthyer me emisionin e tij mjaft interesant që në fokus ka reperët.
I ftuari i parë i sezonit të ri ishte Ledri Vula, i cili veç freestyle që janë kryefjala e këtij formati foli edhe për karrierën e jetën e tij
Në një moment Meritoni habiti duke falenderuar publikisht nënën e Ledrit, Xheraldinën, për largimin nga puna.
“Nuk ke qenë për aty”, tha Ledri duke e kaluar me sportivitet këtë situatë, por Meritoni nuk u ndal me kaq dhe bëri tjetër falenderim për pagën 165 euro.
“Po bëj shaka” – tha në fund Meritoni dhe situata u tejkalua me të qeshura.
Xheraldina Vula është nga gazetaret më të njohura shqiptare dhe një nga themelueset e RTV21.