Policia ka dhënë detaje për rastin në Deçan, ku një person ka humbur jetën, si pasojë e zjarrit që ka rënë në një shtëpi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar ket lajm :
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 06?35.
“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.”, ka thënë Rugova për Metron.
Tutje ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
Metro ka raportuar me mëngjes për këtë rast tragjik në Deçan.