Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeKomunat kërkojnë heqjen e orës policore

Komunat kërkojnë heqjen e orës policore

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për mosftesë për takim.


Kjo ministri i ka ftuar në takim kryetarët e komunave, por jo edhe Asociacionin për të diskutuar rreth masave anti-Covid.

Ibrahimi shtoi se Ministria jo vetëm këtë herë, por disa herë e janë injoruar.

“Kryetarët e komunave në diskutimin e mbrëmshëm që kemi pasur për shkak që Ministria e Administrimit të pushtetit lokal jo vetëm këtë herë, por disa herë e kanë injoruar ftesën ndaj nuk e ka ftuar Asociacionin e Komunave të Kosovës si përfaqësues legjitim dhe mekanizëm, i cili i kanalizon kërkesat e komunave ndaj niveli qendrorë, në shenjë pakënaqësie kanë bërë ftesë që të mos marrin pjesë në takimin, i cili sot mbahet të cilin e ka organizuar ministri Albert Krasniqi”.

Ai gjithashtu ka thënë se kryetarët e komunave nuk janë konsultuar aspak sa i përket amendamentit të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, ku kjo është edhe një arsye për mos prezencën e tyre në takim.

“Por gjithashtu kryetarët e komunave nuk janë konsultuar aspak sa i përket amendamentit të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, ligj i cili është kryesorë për funksionimin e pushtetit lokal në Republikën e Kosovës. Përkundër që ne si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi bërë kërkesë që ka proces të shtyrë, ndërsa të finalizohet procesi i bartjes së  pushtetit nga ish-kryetarët tek kryetarët dhe te certifikimi i rezultateve dhe pastaj të ketë konsulta me kryetarët, pra janë të gjitha këto ato që i bëjnë kryetarët që të kërkojnë të mos jenë prezent në takim  të orës 14:00”.

Po ashtu Ibrahimi ka kërkuar që të hiqet përgjithmonë ora policore në vend dhe të gjinden forma për t’i inkurajuar qytetarët të vaksinohen.

“Në anën tjetër kërkesat e Asociacionit të Komunave të Kosovës sa i përket masave janë që njëherë e përgjithmonë të hiqet ora policore sepse nuk është në proporcion me situatën në teren . Ne jemi krenarë, edhe kryetarët e komunave kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kanë kontribuar jashtëzakonisht së bashku me ekipet e tyre që numri i të të infektuarve të jetë në këtë nivel, duke i stimuluar qytetarët të vaksinohen, duke bërë apel që qytetarët të vaksinohen sepse është argument shkencorë që vetëm vaksina e parandalon përhapjen e Covid-19, dhe nuk ka as një argument shkencorë që ora policore e ka parandaluar , apo ka ndonjë impakt të jashtëzakonshëm  në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Dhe pyetja jonë është shtuar se a mos vallë intensiteti i Covid-19 po rritet gjatë 5 orëve të orës policore  apo përse është ora policore”, tha ai në një prononcim për Ekonomia Online,

“Pyetja tjetër është se personat të cilët janë duke ecur vetëm apo janë të injoruar dhe janë në ambient të jashtëm të mos obligohen të bartin maskat sepse po gjobiten. Dhe ka qytetarë qindra qytetarë që janë duke u gjobitur në baza ditore dhe qytetarët si derë të parë të ankesës e kanë kryetarin e komunës dhe kryetarët e komunave i kanë kanalizuar këto kërkesa përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës  dhe këtu është pa ajo tendenca e përqarëse së kryetarëve të komunave në një anë dhe Asociacionit të Komunave në anën tjetër”.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe se në takimet e radhës të mobilizohen për të parandaluar përhapjen e pandemisë, raporton EO.

“Në çdo takim Asociacioni i Komunave të Kosovës  ku është ftuar ka qenë prezent dhe me argumente të cilat kanë ardhur nga niveli lokal, nga kryetarët e komunave , nga drejtorë të komunave të shëndetësisë, nga drejtorë të komunave të arsimit, të inspektoratit, ndonëse i kemi asociacionet sektoriale dhe gjithnjë kemi qenë të hapur për bashkëpunim. Gjithnjë kemi kërkuar nga niveli qendrorë bashkëpunim në mënyrë që jeta e qytetarit të përmirësohet. Në këtë rast kemi kërkuar bashkëpunim  që së bashku ta luftojmë parandalimin, ta luftojmë përhapjen e Covid-19” .

“Komunat në pikun më të madh kanë kërkuar , atëherë kur niveli qendrorë pat vendosur  të shtunave dhe të dielave të mos vaksinohen qytetarët e Kosovës. Kryetarët e komunave përmes asociacionit që edhe të shtunave dhe të dielave  të punohet në mënyrë që qytetari të vaksinohet. Kryetarët e komunave përmes Asociacionit  kanë kërkuar që të krijohen ekipe mobile  dhe ato ekipe të shkojnë tek qytetari  e mos të presin që vetëm qytetari të vije në qendrat e vaksinimit”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT