![](https://ml7haz9oke3n.i.optimole.com/hV9KxDA-rJF1tgTM/w:863/h:561/q:auto/https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot_10-35.png)
Barcelona ka bërë ofertën zyrtare për Edinson Cavani.
Cavani nuk është zgjidhja më e mirë për Barcelonën në aspektin sportiv, por praktikisht opsioni më i kapshëm për situatën aktuale të skuadrës.
Uruguaiani shihet si zgjidhje e mirë për sukses më të shpejtë, bazuar në përvojën e tij, përcjell lajmi.net.
Po ashtu, Cavani ka pranuar zbritje në pagë dhe Barca i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022, me 5 milionë euro rrogë.
El Matador ka dhënë dritën e gjelbër dhe tashmë pritet përgjigje nga Manchester United.
Tek United thuhet të jenë të gatshëm të heqin dorë nga Cavani, pasi paga e tij mund të lirojë rrugë për tjera lëvizje