Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, gjatë ditës së djeshme, ka hasur në tre të dyshuar për falsifikim të dokumenteve si leje qëndrim, vizë dhe pasaportë.
Të njëjtit janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.