Monday, October 7, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Ibrahim Abedini

Çaste poetike me poetin Ibrahim Abedini

Shegë

Shikoj orën që s´më kalon

Edhe shiun që nuk pushon

Qiellin e nxirë që gjëmon

Dhe shpirtin tim që vonon…

Dil me vrap, le të gjëmoj

Është vjeshtë sa ka lezet

Mos prit fare që të pushoj

Sheqer s´je e nuk të tret…

Mos prit dimrin të bjerë borë

Vjen shumë heret në nëntor

Shko dhe zgjatja njërën dorë

Mos prit çast e mos prit orë…

Edhe pranvera kur të vijë

Çdo mëngjes qe të gëdhijë

Njëlloj dielli s´do të ndrijë

Era e fushës nuk do fryjë…

Mos e prit verën që të të djeg

Hija e saj s´do varet nën degë

Do mbetesh shtëmbë pa vegë

Në ëndërr do bërtasësh-Shegë…

………………………………………………………………….

Malet e shqiptarit

Jane te arta, jane si nenat

Ne to fluturojne shqiponjat

Te pa ndara varg si motrat

Brenda tyre jetojne zotrat…

Aty lindin me shume trimat

Aty bien heronjte e viktimat

Aty shkrepin zjarr vetetimat

Armiqve u mbyten ulerimat…

Kalate vertet na kane shembur

Kullat na kane djegur e bere hi

Po syri as qe na eshte trembur

Mali na eshte kthyer ne frengji…

Malet e shqiptarit termeti s’i shkund

Sharra e armikut nuk mind t’i lekund

Çdo dru nga i tyre nje djep e perkund

Betejat e filluara aty kan marre fund…

Te lartat male sjellin plote risi

Mbushur me rrenje thesaresh

Per miqte do te mbeten pasuri

Per armiqte monopate varresh…

…………………………………………..

Duhet te behet Shqiperia

E mbetur si mali i xhveshur ne trishtim

Truall e det kapur nga gjema e mallkuar

Moter e vella perçare, te mbetur viktime

Ndare, coptuar, larg tokes se premtuar…

Dushk per gogla le te na shkoj

Djalli nga te vdekurit le te çohet

Plaga e vjeter gjak le te na pikoj

Nena e grisur duhet te arrnohet…

E madhja bote sllave do hidherohet

Si mali nga zjarri le te shkrumbohet

Shqipetari me nje koke te bashkohet

Jetim tere jetes?, keshtu nuk jetohet…

Shiko se sa e vogel ne harte ke mbetur

Tallen e jargaviten me ty hienat e vjetra

Ne çdo sy te shqiptarit dukesh e tretur

Shqiperi, ne londer i ke traktate e letra…

Kush e thote se, nga frika te ka lene fuqia

Ç’na duhet e tjetersuar si perralle historia

Ke shqiponjen, simbol i saj eshte trimeria

Natyrale patjeter duhet te behet Shqiperia…

……………………………………………………………..

Kur nuk do jem

Në këtë botë me plotë risi

Rrënjët e mia aty do t´i kem

Edhe pasi trupi te jet tretur në tërësi…

Te jem kalbur si një lis i rrëzuar,

I shëmbur si një shtëpi e vjetër,

Si mur i pa meremetuar…

Kur nuk do jem

Do lë themelet ngritur në poezi

Që të ndërtohet një tjetër shtëpi…

Unë nuk do jem

Bari do ri, dielli do lind

Era përsëri do fry…

Do ket Nëntorë të kuq,

Nëntorë të zi

Qielli do nxi, do bjerë edhe shi

Do jem me ju në brigjet e detit

Edhe në të vjetrat kufi

Në fushë, në majat e maleve

Për ju do bëhem stuhi

Aty të më kërkoni, brënda në poezi…

Kur nuk do jem.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT