Thursday, November 7, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Llesh Ndoj

Çaste poetike me poetin Llesh Ndoj

Monolog me Migjenin

Mjerimi. Mjerimi vlla,

Ka ndryshue emrin

S’është si në kohën tënde

kur tejpërtej barkut,

e shikoje diellin!

Tollumat e Lulit Vocërr

Nuk janë më askund

E moknat e gurit

Sot dot nuk i gjenë,

as në muzeum!

Mjerimi vlla,

Formën ka ndryshue

Shfaqet si dëshpërim

Se ky vend i bukur,

S’ia vlen për me jetue!

Tash duart e mpita

S’janë të Lulit Vocërr

Por mbeten prapë t’shtrime

Duart e një kombi…

Tue kërkue Evropën!

Legjendën e misrit

Tash e ka zëvendësue

Trishtimi i ikjes…

së rinisë drejt askundit

Emigrimi i mallkue!

E prapë duart e shtrime

Ashtu t’mpita mbesin

Të prindërve të mirë

Që presin t’bijtë e tyre

Tan jetën, gjersa t’vdesin!

Nga barku, Migjen i dashur

Uria tash ka ik…

Por mjerimi ka mbi n’vatër

E truri është i mpitë

Trishtimi ka mb’rri n’shpirt!

Ah, gati harrova…

Luli i Vocërr rron.

Këndej n’malësitë tona

Kërkon të mësoj n’shkolla

Por s’ka shkollë ku shkon!

Mjerimi sot nuk duket

Formë ai ka ndryshue

Ka hy thellë në shpirt

Na e ka mpi ne trurin

Po na plak përditë!

Mësues kemi plot,

Por jo, nuk ka Migjen

Çfarë t’u thotë fëmijëve

Me i nxjerr nga zemra

E në shpirt t’i ndjen!

Poezi shkruajnë plotë

Dhe për mjerimin tonë

Por jo, Migjen s’ka sot

Që në zemër vuajnë

Atë për ç’ka këndojnë!

Të zë’ pa e kuptuar

Ky mjerim i sotshëm

S’është si dikur…

Por t’vjen i maskuar

Ta errëson krejt botën!

Herë si e pa pasme

Shpesh varfëri shpirtërore

Si frikë e si trishtim…

Si errësirë e të nesërmes

Mjerimi të merr përdore!

…………………………………………………………………..

Për Qiell e për Dhѐ

Shetita gjatë ndër shekuj,

Këmbëzbath, hija e vetes

E s’pata asgja për be’

Veç Tokës e Qiellës,

Shtrojë e mbulojë…

Mbi të cilat s’fjeta gjumë,

Unë, pellazgo-Iliri

Që trojet s’i lëshova kurrë.

E Toka s’më ftohu,

As Qiella s’më gjuajti rr’fe

Ndaj ndër shekuj u betova:

Për Qiell e për Dhѐ!

Ika nga barbarët,

Barbarë mua më thanë.

Kalova detet e oqeanet

E zuna në mal.

Por deti nuk m’u nda,

M’u sulën prej tij,

Tue m’tkurr dita-ditës,

Gjersa m’lanë maje malesh,

Një copë i-Lir-i.

Por unë Lejleku i vjetër,

Detin nuk e lashë,

E rrezikun e pashë në sy.

Ndër shekuj mbijetese

Iu betova vetes:

Për Qiell e Tokë e për Detin e Zi!

Me e mbrojt veten

Me e rujt vatan,

U bëra unë shqiponjë,

Folenë ndërtova në shkamb!

E ngrita atë kala’,

E në gur gdhenda,

Historinë time…

Me eshtnat e forta,

Nga varret e prindërve!

Koha m’i diktoi të shenjta,

T’i kemë unë Qiell e Dhѐ

Hyjni ta dua Detin…

T’paprekshme ti ruaj varret,

E t’mbijetoj n’kto troje,

Dëshmi e gjallë

E historisë shumëshekullore!

Dhe kështu do mbetemi,

Për Historinë e Botën,

Se beja rand peshon

Sa Qielli e Toka jonë,

Sa Varka e Noes,

ky djep i njerëzimit

Sa t’gjithë hyjnitë n’Olimp,

E tepmujt n’Dodonë!

……………………………………………………………………………………………………

ÇASTI

Çasti…

Ah çasti!

Disa i thonë rastësi

I thonë edhe mbret

Mund të ngrejë në qiell

Por edhe të zhyt krejt!

Shpesh ai të rrëmben

Mendjen ta bën erë

Por ndodh të të shkund

Në realitet të kthejë.

E fatin që ty t’përkund

Mos ta kenë të tjerë!

Çasti, shpirtin flakë ta ndez

N’ishujt e lumturisë t’hedh

Nektar luleve tue mbledh

Apo honeve të trishtimit

Copa të humbura dashtnie

N’kujtesë tue përjellë!

Çasti, të ngrenë në qiell

E të përplas në humnerë

vetë jeta jonë çaste është

Ne si bleta nektarin zgjedh

Prej saj, çaste të lumtura

Kërkojmë me përcjellë!

Porsi notat e muzikës

Që kompozitori i mirë

Në pentagram i hedh

N’pentagramin e zemrës

Çastet tona lejnë shenjë

E këngën e jetës bejnë!

Çasti…

ah çasti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT