Saturday, April 20, 2024
BallinaNgjyra jete2318 euro për fëmijët me autizëm nga shitja e librit ‘Kosova në...

2318 euro për fëmijët me autizëm nga shitja e librit ‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’

‘Kosova në 14 tregime kulturore-2’ përmbledh gjithsej 14 intervista që në fokus kishin rrëfimin e karrierës dhe jetës së 14 personazheve si: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaqi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci.

E të gjitha mjetet e siguruara nga shitja e këtij libri shkojnë për Shoqatën ‘Autizmi’

2318 euro këtë vit për fëmijët me autizëm!Gazeta Ciceroni ua sjell postimin e plotë të Arbër Selmanit:

Sot e dërgova te Shoqata “Autizmi” – Prishtinë edhe donacionin e fundit për këtë vit, prej shitjes së librit tim të dytë. Gjithsejt, në tri donacione, janë mbledhë 2318 euro, për të cilat e falenderoj edhe i përulem secilit e secilës prej juve! PA JU nuk është e mundur as bamirësia, as blerja e librit, as kjo ndihmë. Paçit veç t’mira.

Prej një thirrjeje times personale, veç për tri javët e fundit janë mbledhë rreth 500 euro. Po e falenderoj këtu, te ky donacioni i fundit, sidomos shoqen time Zana Hoxha e cila me ekipin e saj i kanë ble 20 kopje të librit këtë fundvit, dhe shoqen tjetër Rudinë Jakupi e cila poashtu i ka ble 5 kopje për veten dhe kolegët e saj. Jam tepër i nderum që më keni ndihmu prej marsit të këtij viti kur libri ka dalë në shitje.

Sot, për fatin e mirë, edhe këngëtarja e shoqja ime Dafina Zeqiri e vizitoi Shoqatën Autizmi. Dafina, shitjet fizike të albumit të saj të fundit i ka dediku për këtë shoqatë dhe mirëqenien e këtyre fëmijëve, dhe edhepse nuk më takon mu me e thonë, shuma që po dhurohet donacion prej Dafinës është përtej pritjeve e parashikimeve, e kjo më gëzon shumë. Dafina sot premtoi që nuk do të ndalet me kaq, dhe kjo ish dashtë me shërby si inspirim për çdo artist tjetër! Besa as unë nuk do të ndalem me kaq!

‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’ prej ditës së parë e ka pasë efektin e vet te blerësi dhe te shpirti bamirës. Emocionalisht, plotësohem sa herë që e shoh që artistët ndihmojnë në kauza. Sot, këtij plotësimi iu shtua edhe një shtresë tjetër. Për me e përfundu, e falenderoj prapë secilin dhe secilën që e ka ble librin tim (fizikisht në Kosovë apo edhe e ka porositë për në diasporë), sepse keni ndihmu jetërat e plot fëmijëve me autizëm, në Prishtinë dhe në Prizren. Shëndet, dashni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT