Para pak minutash një person është therur me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Ciceroni.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike.Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.